Një atentat me dy të vdekur dhe një të plagos rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë.

Një nga viktimat është gjetur në rrugë, ndërkohë që një tjetër është gjetur në makinë.

Bëhet fjalë për një atentat ndaj Armando Sulejmanit, të njohur në Vlorë me pseudonimin ‘Çipuri’.

Në atentat mbetën të vrarë kunati dhe shoki i ‘Çipurit’, Orest Rexho dhe A. Hasani.

NNjë makinë e djegur është gjetur në fshatin Babicë të Vlorës. Dyshohet që automjeti të jetë përdorur gjatë atentatit nga autorët dhe të jetë djegur më tej prej tyre në një distancë të largët, për të humbur gjurmët.

Policia Vlorë, Informacion paraprak
Në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë, kanë mbetur të vrarë dyshohet me armë zjarri 2 shtetas dhe 1 tjetër u plagos, në rrethana ende të paqarta.

Një grup i posaçëm hetimor u ngrit menjëherë dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e ndalimin e personave të implikuar në ngjarje.

Për shkak të hetimeve nuk mund të bëhen të ditura detaje të tjera.