Një këmbë njeriu është gjetur nga një person në fshatin New Waltham, në Lincolnshire.

Policia bën me dije se ka nisur hetimet, ndërsa këmba e njeriut ishte në mes të një rruge që përdorej nga nxënësit për të shkuar në shkollë, që e kishin vetëm disa metra larg.

Personi që e gjeti ishte duke shëtitur me qenin e tij, kur identifikoi këmbën dhe menjëherë ka njoftuar autoritetet.

Një zyrtar i policise tha:
Jemi në fazat e para të hetimit, por dyshohet të jetë pjesa e poshtme e këmbës së një njeriu. Vendi është rrethuar nga policia dhe kërkohet që njerëzit të shmangin kalimin në këtë zone.

Artikulli paraprakARRESTOHET AUTORI I GJASHTË PËR GRABITJEN NË RINAS,’DAJA’NGA KOSOVA
Artikulli tjetër3 MUAJ PAS VDEKJES SË EMILIANO SALA, NDËRRON JETË BABAI I TIJ