Një kufomë e dekompozuar është gjetur në zonën e Currilave. Dyshohet se kufoma i përket një endacaku i cili është rrëzuar nga kodrat e Currilave dhe ka gjetur vdekjen.

Pranë kufomës është gjetur një thes me kanaçe.
Trupi është gjetur nga kalimtarët dhe dyshohet se ka rreth pesë ose gjashtë muaj që ka humbur jetën.

Nga hetimet e para dyshohet të jetë e seksit mashkull dhe mbi të nuk ka shenja dhune .

Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes.