DEFEKTI I LINJËS SATELITORE DHE MUNGESA E INTERNETIT RREGULLOHEN PAS DY DITËSH.Defekti i dy ditëve të fundit në zyrat e gjendjes civile të Bashkisë Shkodër është rekuperuar. Linja satelitore e cila ka patur një shkëputje duke shkëptur edhe lidhjen e internetit tashmë ka gjetur një zgjidhje.

Rregullimi i atij defekti që për dy ditë me radhë bllokoi zyrat e gjendjes civile ka sjellë me dhjetra qytetarë të cilët qëndrojnë në rradhë. Natyrisht që pjesa më e madhe e tyre janë emigrant të cilët vijnë nga vende të ndryshme të Europës ku punojnë e jetojnë për tu paisur me pasaporta biometrike si të domosdoshme për marrjen e dokumentacioneve të ndryshme. Ashtu si një ditë më parë edhe sot, sportelet kanë qenë të tejmbushura thuajse gjatë gjithë ditës. Vetëm sot përllogariten dikund deri në mbi 100 persona që kanë kërkuar të paisen me pasporta, karta identiteti apo çertefikata. Kjo radhë e madhe ka ardhur edhe si shkak i pushimit që punonjëset e zyrave të gjendjes civile kanë patur në fundjavë dhe ditën e hënë të kësaj jave që përkoi me “Ditën e Rinisë”. Veç pushimit bashkë me dy ditët e defektit bëhen 5 ditë në të cilat asnjë dokumentacion nuk është lëshuar nga zyrat e gjendjes civile. Në këtë mënyrë sot pas rekuperimit të linjës satelitore dhe ardhjes se internetit, emigrantët kryesisht janë dyndur sërish për tu paisur me dokumentacionin e nevojshëm. Fluksi i madh vjen edhe si shkak i afrimit të këtij fundviti ku emigrantët përveçse kthehen në gjirin e tyre familjarë, përfitojnë për të marrë edhe dokumentacionin që u nevojitet. Një ditë më parë në “Star Plus” qytetarët u shprehën të irrituar, irritim të cilin e kishin edhe sot për vonesat në procesin e dhënies së dokumentacioneve. Nga ana e përgjegjëses së zyrës së gjendjes civile Vera Gradeci bëhet e ditur se punonjëset do të bëjnë maksimumin që qytetarëve t’i shërbehet sa më mirë pavarësisht fluksit të madh në sportele.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/lhtKxkxyF74″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]