Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës i kanë marrë jetën të paktën 50 personave ndërsa me dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur në perëndim të Japonisë.

 

Sipas asaj që shkruan BBC, pjesa më e madhe e vdekjeve kanë ndodhur në prefekturën e Hiroshimës, e cila është goditur nga shira të rrëmbyer që prej së enjtes.

 

Me qindra shtëpi janë dëmtuar. Rreth 1.5 milionë njerëz janë urdhëruar që të largohen nga banesat, ndërsa 3 milionë të tjerë janë këshilluar të bëjnë të njëjtën gjë.

 

Mijëra policë, zjarrfikës dhe ushtarë po marrin pjesë në operacionet e shpëtim-kërkimit. Mediat vendase shkruajnë se disa prej viktimave u varrosën për së gjalli nga rrëshqitja e dheut.