Nën praninë e një publiku të paktë në numër, në teatrin “Migjeni” u shfaq komedia “Gjeneral & Playboy” me regji dhe skenar të Bujar Kapexhiut.

Interpretimi i Bujar Asqeriut, Natasha Selës, Muharrem Hoxhës e Suela Konjarit u prit mirë nga spektatori i pranishëm, por karriget bosh të teatrit e zbehën entuziazmin e aktorëve, të cilët nuk dinin se ku ta gjenin një fajtor për këtë gjë edhe po të donin. Reklamimi i pakët para premierës, duket se është arsyeja krysore që publiku shkodran humbi dilemat me të cilat përballet një general, i cili pushohet padrejtësisht nga puna dhe për këtë gjë merr guximin t’i shkruajë kryeministrtit. Pas shfaqjes, regjisori Kapexhiu dhe aktorët Sela e Hoxha falenderuan publikun e pranishëm për pritjen që i bëri komedisë “Gjeneral & Playboy” ngjitet në teatrin “Migjeni” me datat 5 dhe 6 prill, e më pas do të zhvillojë një tur në qytetet Durrës, Fier, Elbasan etj.

Artikulli paraprakAMBASADORI AUSTRIAK: DEPUTETËT MË AFËR QYTETARËVE
Artikulli tjetërAMBASADORI AUSTRIAK: PARTITË TË DIALOGOJNË