Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka pritur sot në Tiranë komandantin e forcave ajrore të NATO-s Gjeneral Wolters. Vizita e tij përkon me 10-vjetorin e Shqipërisë në NATO dhe 70-vjetorin e krijimit të Aleancës.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Wolters sqaroi me detaje investimin e NATO-s për ta kthyer bazën ushtarake të Kuçovës në një bazë moderne ajrore përgjatë 5 viteve.

Ai po ashtu iu përgjigj interesimit të gazetarëve se pse ishtë zgjedhur pikërisht Kuçova për të vënë në jetë zbatimin e këtij projekti, kaq ambicioz

Nga ana e saj, ministrja Xhaçka siguroi se Shqipëria është një vend i sigurt, ku Aleanca do të investojë kapacitetet e saj, çka rrit jo vetëm sigurinë kombëtare por edhe sigurinë në të gjithë Ballkanin.

Gjatë pritjes së komandantit të Forcave të Ajrore, në qiellin e Tiranës kryen një fluturim demonstrativ 5 avionë të NATO-s. Vet Gjenerali Tod Wolters tha se ky demonstrim ishte për të përshendetur kontributin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Artikulli paraprakBASKET FEMRA KUPA, VLLAZNIA KUALIFIKOHET NË GJYSËMFINALE
Artikulli tjetërVLLAZNIA, MBROJTËSI MARKU RIKTHIM ME GOL