Një ekip shkencëtarësh njoftuan realizimin e një eksperimenti për krijimin e pasardhësve të minjve nga prindër të së njëjtës gjini, duke përdorur një teknologji të re që përdor qeliza burimore të modifikuara për të eliminuar disa gjene.

Teorikisht, kjo metodë, e cila ngre shumë pikëpyetje etike, mund të lejojë një qasje të re për klonimin e gjitarëve dhe madje të mundësojë fekondimin për çiftet homoseksuale.

Megjithatë këto perspektiva mbeten të largëta pasi përveç aspektit të etikës, këto metoda shfaqin ende vështirësi teknike.

Studimi, i botuar të enjten në ”Cell Stem Cell”, paraqet për herë të parë një metodë të sukseshme, ndërsa kërkimet e mëparshme mbi të njëjtën temë rezultonin të dështuara.