BAYERN MUNCHEN I PAFUQISHËM, HUMBET 2-0.
Borussia Dortmund ka mposhtur 2-0 Bayern Munchen dhe ka ngritur trofeun e parë të sezonit të ri, atë të Superkupës së Gjermanisë, e pesta në historinë e saj. Në “Ëestfalenstadion”, verdhezinjtë e Klopp kanë zhvilluar një ndeshje tepër të bukur, duke dominuar në çdo aspekt ndaj bavarezëve të drejtuar nga Guardiola.

Golat u shënuan nga Mkhitaryan dhe Aubameyang, respektivisht në minutat 24 dhe 62, por ajo që bie në sy është loja aspak shkëlqyese, madje zhgënjyese, e Leëandoëskit përpara ish-tifozëve të tij. Pjesa e parë ishte thjesht një monolog i Borussias, ndërsa Bayern duhej të bënte llogaritë me një mesfushë të arnuar, pasi kishte hedhur në fushën e lojës lojtarë si Hojbjerg, Rode, Gaudino dhe Bernat. Një ndeshje e mirë edhe për Immobilen, golashënues i spikatur në Serie A vitin e kaluar, por që këtë sezon la Torinon për të kaluar në Bundesligë. Për t’u evidentuar edhe dëmtimi i Javi Martinez, pas një problemi në gjurin e majtë, i cili u zëvendësua nga Dante. Me fillimin e pjesës së dytë u duk sikur Bayern do të reagonte, por në rastin e parë që iu dha Leëandoëskit, nga krahu i djathtë, polaku pasoi për Shaqirin, i cili ishte me vonesë dhe kështu u sfumua rasti i pastër për gol. Në fund, Immobile dhe Bender kishin rastin më të mirë për të trefishuar rezultatin, por gabuan dhe gjithçka u mbyll me vërshëllimën e arbitrit, pas së cilës nisi festa për Borussian.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/vJCW0-Hc9YM” frameborder=”0″ allowfullscreen ]