Ashtu siç pritej me një spektakël të vërtetë ka përfunduar superndeshja e futbollit mes Gjermanisë dhe Holandës. Holanda mori një fitore të madhe në stadiumin e Hamburgut ndaj vendasve gjerman. Skuadra e Koman shënoi katër gola në portën e Nojer duke marrë një fitore në shifrat 4-2 që i rikthen tulipanët në garën për t’u kualifikuar në kampionatin

europian. Gjermanët e filluan mirë takimin me talentin Serge Gnabry i cili zhbllokoi shifrat në minutën e 9′. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0. U mendua se Panzerat e Joakim Lëv do të hidhnin një hap të rëndësishëm drejt Euro 2020, por Tulipanët bënë të pamundurën në pjesën e dytë. Në fillim goli i Frenkie de Jong dhe më pas me pak ndihmë

dhe të mbrojtësit gjerman Jonathan Tah holandezët përmbysën rezultatin. Gjermanët reaguan shpejt me Toni Kroosin. Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt preku aksidentalisht topin me dorë, por për kryesorin Artur Soares Dias ishte penallti. Mesfushori

Kroos u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe çoi rezultatin në 2-2. Holanda nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit. Donyell Malen kaloi sërish në avantazh të tijët në minutën e 76′ ndërsa Wijnaldum në minutën e 90′ çoi shifrat në 2-4. Gjermania me një fitore mund të shkëputej në grupin C por tashmë Holanda kthehet në lojë. Nga ana tjetër një surprizë vijon të jetë Irlanda e Veriut e cila ka 12 pikë të plota me katër fitore dhe

kryeson me 12 pikë në grupin ku bëjnë pjesë gjermanët dhe holandezët . Gjermania mbetet e dyta me 9 pikë dhe Holanda shkon në 6 pikë e treta por me një ndeshje më pak se irlandezët dhe gjermanët. Ndërkohë në grup janë dhe skuadrat e Bjellorusisë dhe Estonisë. Në Tallin bjellorusët morën një fitore 2-1 duke marë 3 pikët e para ndërsa Estonia mbetet me 0 pikë në fund të grupit.

Artikulli paraprakPRESIDENTI META: KA GUXIMTARË QË NUK DINË RREZIKUN
Artikulli tjetërLARGOHET I RIU PALUSHANI: TEK VLLAZNIA S’KA MERITOKRACI