Dy trena pasagjerësh janë përplasur në Bavari të Gjermanisë.

 Policia Federale nga vendi i ngjarjes konfirmon për 4 të vdekur dhe 150 të plagosur deri tani. Përplasja ndodhi në Bad Aibling, një qytet  rreth 60 km në jug-lindje të Mynihut. Sipas mediave gjermane, vagonët e njërit prej  trenave kanë dalë nga shinat duke u përmbysur. Besohet se trenat janë përplasur kokë më kokë, teksa shërbimet emergjente me helikopterë  të shpëtimit ndodhen në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, teksa hetimet për zbardhjen e ngjarjes kanë nisur. Rrugët rreth vendit të ngjarjes janë mbyllur dhe linja hekurudhore është bllokuar.

Artikulli paraprakBORIÇI: DËRI NË 6 KATE LEJET E NDËRTIMIT I JEP BASHKIA
Artikulli tjetërHONG KONG, FESTIMET PËR VITIN E RI PËRFUNDOJNË NË PËRLESHJE