Autoritetet gjermane u kanë bërë thirrje qytetarëve që të depozitojnë nëpër stacionet policore çdo video, foto apo regjistrime audio që mund të kenë kapur gjatë sulmeve të një dite më parë në Mynih.

Thirrja është bërë për të mësuar më shumë rreth sulmit që u mori jetën 9 personave, mes të cilëve tre shqiptarë dhe plagosi 16 të tjerë. Autori i sulmit dyshohet se është nëj 18-vjeçar iranian me shtetësi gjermane. Ai është gjetur i vdekur me një plumb në kokë dhe dyshohet se është vetëvrarë. Autoritetet shpresojnë që pamjet filmike të qytetarëve t’i ndihmojnë për të zbardhur nëse në sulm ka patur bashkëpunëtorë të tjerë të iranianit apo nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist. Forcat speciale në Mynih kanë bastisur apartamentin e 18-vjeçarit në Maxvorstadt të Mynihut dhe pasditen e së shtunës pritet që policia të japë më shumë detaje. Ndërkohë, kancelarja Angela Merkel anuloi fundjavën pushim që kishte parashikuar për të mbledhur Këshillin Kombëtar të Sigurisë.

Artikulli paraprakRAMA: TRISHTIM I THELLË PËR NGJARJET NË MYNIH
Artikulli tjetërPUKA, “LAZARATI I DYTË” ASGJËSOHEN 8000 RRËNJË KANABIS