Në një qendër ku mbahen azil kërkuesit në gjermani, mëngjesin e djeshëm ka ndodhur një përleshje mes dy meshkujve.

Sipas raportimeve mësohet se përleshja ka ndodhur mes një shtetasi serb dhe një adoleshenti shqiptar. Mësohet se shtetasi serb 34 vjeçar e ka goditur me një këmbë metalike të tavolinës një shtetas shqiptar të moshës 19 vjeçare, duke i shkaktuar viktimës lëndime të rënda në kokë. Pas këtij konflikti, një numër bashkëkombësish të viktimës, shqiptarë të strehuar në atë qendër, janë armatosur me shkopinj druri dhe me këmbë tavolinash për t`iu hakmarrë serbit. Situata është qetësuar vetëm pas ndërhyrjes së policisë dhe shërbimit të sigurisë të qendrës së azilit. Azilkërkuesi serb është paraburgosur. Ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për tentimvrasje.

Artikulli paraprakRRËFIMI I PAZAKONTË I EDI RAMËS: KY ËSHTË MOMENTI MË DELIKAT I JETËS TIME
Artikulli tjetërMBI 7 MIJË KOSOVARË PËRFITUAN VIZË PUNE NË GJERMANI