Në Gjermani pasojat e luftës së dytë botërore vijojnë të jenë të pranishme e të sjellin probleme.

Një bombë me peshë 500 kilogramë eshte gjetur disa ditë më parë nga disa punëtorë ndërtimi.

Çaktivizimi i saj zgjati rreth gjashtë ore dhe u bë shkak i evakuimit të banorëve të qytetit Ludwigshafenit, qytet në pjesën qendrore të Gjermanisë. Sipas raportit të BBC, rreth 18.500 njerëz u evakuan.

Mendohet se bomba u hodh nga forcat amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në shtator të vitit të kaluar, 70.000 njerëz u evakuan në Frankfurt, pasi u gjetën në qytet bomba britanike nga Lufta e Dytë Botërore.

Gjithashtu edhe në prill të këtij viti stacioni kryesor i trenave u evakua pasi punëtorët e ndërtimit gjetën një bombë të rëndë prej gjysmë toni.