Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz është shprehur ditën e sotme se Shqipëria ka një rrugë të gjatë përpara se të hapen negociatat.

Duke folur në Korçë për gazetarët Schütz komentoi edhe deklarata e djeshme të Edi Ramës të bëra në Pejë, Kosovë.

E pyetur sa afër është Shqipëria pranë Europës, ajo tha se vendi ka perspektivë dhe ka rrugë të gjatë përpara se të hapen negociatat.

‘Vendi ka një perspektivë për tu anëtarësuar dhe ne shpresojmë që kjo do të arrihet vitin që vjen. Shqipëria ka bërë shumë progres në këtë rrugë, por ka edhe shumë të tjera për të bërë në luftën ndaj krimit të organizuar edhe korrupsionit, duhet të ketë ende zhvillime dhe përparësi’, deklaroi ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë.

Ndërsa ka komentuar edhe deklaratat e Edi Ramës në Kosovë.
‘Ne kemi thënë si gjermani që 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë për anëtarësimin në BE,

kjo vlen edhe për Kosovën e Serbinë por është e rëndësishme që këto dy vende të bëjnë progres për normalizimin e dialogut mes tyre dhe në këtë kontekst shpresoj që diferencat mes këtyre dy vendeve të përballohen’, theksoi para gazetarëve ambasadorja Susanne Schütz.

Artikulli paraprakGARA PËR KREUN E KLSH-SË, GJYQTARJA VITORE TUSHA PARA KOMISIONIT TË EKONOMISË
Artikulli tjetërPLAGOSJA NË PASKUQAN, DYSHOHET SE AUTORËT NGATERRUAN OBJEKTIVIN