Gjilpëra të vogla, kunja dhe kontaminim i ushqimeve, kjo ka qenë situata me të cilën është përballur policia në Australi.

Kjo ka sjellë edhe arrestimin e një gruaje në Queensland, e cila dyshohet se është e lidhur me një grup që ka kontaminuar ushqime në vend.

Në luleshtrydhe, banana dhe mango janë gjetur gjilpëra të vogla, ndërkohë që alarmi i kuq u rrit më 12 shtator, kur një burrë u shtrua në spital dhe ankohej për dhimbje stomaku, shkruan CNN.

Deri në fund të tetorit janë raportuar rreth 100 raste për fruta të cilat dyshohet es janë kontaminuar me gjilpëra. Qeveria federale në Australi ka vendosur një dënim maksimal për përgjegjësit nga 10-15 vite burg.

Ndërkohë që një dëmshpërblim prej 100 mijë dollarë është vënë në dispozicion të kujtdo që mund të ketë informacion për fajtorët.

Kjo situatë nuk ka lenë pa prekur as tregjet, ku shumë supermarkete në Australi hoqën luleshtrydhet nga rafti, si përgjigjie ndaj frikës.

PUBLICITET