Bashkia e Tiranës ka hapur dyert për dhjetëra gjimnazistë të cilët kanë mundur që të njihen nga afër me organizimin dhe projektet për qytetin.

Të rinj nga të gjitha shkollat e mesme të kryeqytetit iu bashkuan nismës “Një ditë në Bashkinë e Tiranës”, duke marrë pjesë në mbledhje, inspektuar projekte, ndërsa nuk munguan edhe vërejtje apo dhe sugjerime me vlerë për përmirësimin e punës së Bashkisë së Tiranës. “Sa vendime merr Kryetari i Bashkisë në një ditë? Si organizohen aktivitetet kulturore në Tiranë? Sa mund duhet për të shtruar një rrugë apo rregulluar një shkollë? Si organizohet trafiku? Si komunikohet me median dhe publikun? Për të gjitha këto pyetje dhjetëra gjimnazistë të shkëlqyer morën drejtimin e Bashkia Tiranë për 1 ditë. Çfarë përvoje fantastike, edhe ne mësuam shumë prej të rinjve”, shkruan Veliaj në postimin në Facebook.

Të gjithë nxënësit që duan t’i bashkohen kësaj nisme mund të aplikojnë duke plotësuar të dhënat në formularin që gjendet online në linkun e mëposhtëm,https://www.facebook.com/ErionVeliaj/app/1496229690396680/, duke zgjedhur dhe një nga institucionet nën varësi të Bashkisë së Tiranës ku duan që të shkojnë.

Artikulli paraprakVDES NË MOSHËN 57-VJEÇARE KOMEDIANI AMERIKAN CHARLIE MURPHY
Artikulli tjetërGJYKATA LIRON ISH-DREJTOREN ALBANA LLAZANI