Çdo ditë në botë konsumohen 2.25 miliardë filxhanë kafeje. Mirëpo a dini vërtet gjithçka rreth kësaj pijeje që e konsumoni në përditshmëri?!

Kur është koha e duhur për të pirë kafe: Gjithmonë duhet të keni parasysh nivelin e kortizolit (hormonit të stresit) në gjak.

Disa njerëz e arrijnë kulmin në orën 8- 9 të mëngjesit, të tjerë në orën 12- 1 të drekës ose në 5:30- 6:30 të pasdites. Ndaj, që kafeja t’ju rilindë pijeni menjëherë sapo të filloni të ndiheni të lodhur.

Si ndikon pirja e kafesë tek ilaçet: Nëse konsumojmë kafe njëkohësisht me ilaçet, kjo bën që të rritet efekti i tyre.

Sa zgjat efekti i kafesë: Nëse pini një filxhan me kafe në orën 8 të mëngjesit, në orën 1 të drekës do të kenë mbetur vetëm 100 mg kafeinë në trupin tuaj. Efekti rigjenerues i saj zgjat 4- 6 orë.

Si prodhohet kafeja: Për të marrë 1 kg kafe duhen vjelë 2 pemë kafeje.

Disa fakte të tjera që nuk i dini për kafenë:

1. Kafeja mban nën kontroll hormonin e stresit dhe ju shtyn të dëshironi sa më shumë sheqer, të konsumoni sa më shumë ëmbëlsira.

2. Gjithashtu ndikon edhe në gjumin tuaj. Të nesërmen në mëngjes do të zgjoheni të uritur për të ngrënë gjithçka që ju dël përpara. Kjo do të thotë më shumë kile për ju!

3. Kafeja rrit nivelin e adrenalinës në trupin tuaj dhe ju bën të vraponi, luani apo notoni më shpejt.

4. Fiset afrikane kohë më parë e përzienin kafen me dhjamin e kafshëve dhe krijonin me to një pastë që e konsumonin për të fituar energji.

Artikulli paraprakDAR, ADMINISTRIMI I PRONAVE
Artikulli tjetërGJERMANIA: ‘OK’ NEGOCIATAVE ME SHQIPËRINË PAS VETTINGUT PËR 57 GJYQTARË E PROKURORË TË LARTË