Vllaznia ka marrë një tjetër fitore tepër të nevojshme ndaj Teutës së Durrësit pas fitores së javësh së shkuar ndaj Lushnjes. Këto tre pikë të fituara bëjnë që diferenca ndërmjet rivales direkte siç ishin durrsakët të jetë me 4 pikë.

Pas përfundimit të kësaj sfide jetike të Vllaznisë ndaj Teutës traineri i Vllaznisë Ernest Gjoka është shprehur se këtë fitore e meritonin pas kanë punuar shumë por kjo është detyra e tyre që duhet ta bëjnë në çdo ndeshje. Kështu Vllaznia ka marrë fitoren e dytë rradhazi gjë që ndikon për mirë në ekip sa i përket ngërçit psikologjik që prej sa kohësh mbizotëronte. Ndërkohë traineri kuqeblu dëshiron të qendrojë më këmbë në tokë duke mos u rrëmbyer nga euforia duke u shprhur se Kampionati në vazhdim është i fortë.

Vllaznia tashmë duhet të përgatitet për ndeshjen e javës së 21 e cila do të jetë në transfertë për kuqeblutë të cilët do të përballen me Luftëtarin në Gjirokastër.

Artikulli paraprakLEZHË, 7 RASTE DIAGOSTIFIKOHEN NGA FRUTHI
Artikulli tjetërVLLAZNIA PËRVEÇ FITORES MERR PREMIO NGA FUSHAJ DHE DOSHI