Beteja e përballjes së Teutës me Vllazninë është një kafshatë e vështirë për tu përtypur nga kuqeblutë ku morën një humbje tepër të hidhur duke pësuar 2 gola.

Pas përfundimit të kësaj sfide trajneri Ernest Gjoka u shpreh se rruga e tyre ka qenë është dhe do të jetë e veshtire dhe se kjo mesa duket ishte dita më e keqe e Vllaznisë.

Sa i përket ecuris së ndeshjes Gjoka u shpreh se pasi pësuan dy golat në pjesën e parë ekipi ishte jashtë çdo konteksti. Por më tej ai vijoi se do të marrin masa dhe se do të kthehen shumë shpejtë.

Vllaznia në vazhdim ka të programuara disa ndeshje që do të luhen në shpëtpi dhe kjo duhet shfrytëzuar shumë nga kuqeblutë ku tashmë kanë nevojë më shumë se kurrë për pikë

Skuadra e Vllaznisë takimin e rradhës e ka me Luftëtarin e vendit të katërt ku edhe pse shkodranët do të luajnë në shtëpi do e kenë të vështirë këtë përballje.

Vllaznia pavarësisht çdo gjëje ka nevojë emergjentë të marrë pikë ku me humbjen në Durrës është rikthyer sërish në zonën e ftohtë të vendeve që rrezikojnë rënien.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 16.04.2018
Artikulli tjetër“LUFTA KUNDËR EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM”