Skuadrën e Vllaznisë e pret një tjetër sfidë e vështirë e cila mund të quhet një finale për shkodranët të cilët do të presin këtë të mërkurë Kamzë.

Në deklaratën e kësaj pragndeshjeje trajneri Ernest Gjoka e cilëson si tepër të vështirë këtë përballje .

Gjoka e cilëson ndeshjen e javës së kaluar atë ndaj Flamurtarit si një nga ndeshjet më të mira që kanë realizuar tashmë fokusi i tyre është ndeshja e së mërkurës.

Tekniku i skuadrës shkodrane shprehet më tej se barazimi nuk u shërben për asgjë pasi Vllanzisë i duhet me patjetër të marrë fitoren për të siguruar sado pak pozitat dhe rënies nga kategoria.

Shpresohet që në këtë ndeshje të cilësuar si finale për kuqeblutë trajneri Ernest Gjoka shpreson shumë që në këtë sfidë të kenë edhe mbështetjen e tifozerisë shkodrane.

Artikulli paraprakAKTIVITET HOMAZH PËR VIOLA BAJRAKTARIN
Artikulli tjetërGRABITET POSTIERI I PROKURORISË SË DURRËSIT, I MARRIN “POSTËN SEKRETE”