Kandidati për deputet i Partisë Demokratike Gjokë Uldedaj, ka nisur nga Hajmeli takimet me banorët e zones në kuadër të fushatës elektorale te 25 Qershorit.

Nën slloganin ekonomi e fortë e nesërme e sigurtë Uldedaj, ka evidentuar premtimet e partisë demokratike bazuar ne programin e hartuar nga ekspertet më të mirë. I pranishëm në këto takime ka qene edhe Kryetari i BAshkisë Vau Dejës Zef Hila, i cili theksoi se emri i Gjokë Uldedaj, në listën e Partisë Demokratike eshte nje garanci për fitore bindese ne zonën e Vau Dejës të PD –se .

Kreu i PD Vau Dejës Agim Bushati ishte i qartë ndaj banorëve. Nga ana e tyre komuniteti i zonës së Hajmelit, ka garantuar se fitorja eshte e sigurtë nderkohe qe ka vleresuar edhe punen e kryetarit te Bashkisë gjate dy viteve. Një fushatë ndryshe, e bazuar ne gjera konkrete dhe rezultate te pritshme pas 25 Qershorit, duke komunikuar me banoret e zonave. Hajmeli ka qene ndalesa e pare e kesaj fushate e cila ne thelb te kesaj ka nje ekonomie te sigurte, taksa te uleta dhe nje mireqenie per te gjithe shqiptaret .