Ky është Gjokë Vata, artisti shkodran që 85 vjetorin e lindjes e festoi duke kënduar. I ftuar mes një grupi miqsh në qendrën rinore “Arka” Gjokë Vata me zërin brilant dhe 85 mbi super që nuk e pengojnë aspak solli disa prej perlave të muzikës si “Synin si qershi”, “Lulet e Majit”, “Vashë Ëngjëllore” apo “Yjet që adhuroj”. Një moment emocionues është performimi bashkë me vajzën e tij Sidola Vata e ardhur nga Amerika.

Urimin e 85-vjetorit të lindjes artistit e letrarit Gjokë Vata ia bëri një emër i madh i muzikës shqiptare, artistja e mirënjohur e muzikës popullore Mukades Çanga që i dhuroi edhe një buçetë me lule.

Gjokë Vata përveç zërit melodioz tregoi edhe disa copëza të jetës së tij në këtë mbrëmje të veçantë duke veçuar njohjen e tij me disa prej emrave të shquar të Shkodrës e më gjërë.
Në fund të performancës në 85-vjetorin e lindjes Gjokë Vata ndihet i rinuar kur vlerësohet kontributi i tij.

Nuk pranon të thotë se për të ka qenë e vështirës pavarësisht rrethanave të jetës duke na dhënë të gjithëve një mesazh të fortë.

Në ditët e sotme Gjokë Vata ndjen një keqardhje sepse nuk ka përkushtim për të çuar artin shkodran dhe atë shqiptar përpara.

Bep Vjerdha që e shoqëroi në kitarë dhe këngëtrja Mukades Çanga shprehen se Gjoka Vata është një artist i veçantë.

Gjokë Vata lindi në vitin 1935 dhe që herët tregoi aftësitë e tij në fushën e muzikës duke kënduar e duke krijuar disa këngë të ndryshme. U përfshi në fillim vitet ’90 në disa ngjarje të rëndësishme të asokohe si mesha e parë në varrezat e Rrmajit.

Njihet gjithashtu edhe si një humorist e bejtaxhi, autor librash ndërsa është edhe një rojtar i përpiktë i dialektit gegë dhe një studiues gjithashtu por edhe kritik letrar. Edhe sot në moshën 85-vjeçare nuk e ndal aktivitetin e tij në fushën e artit e kulturës. Është baba i tre fëmijëve por edhe gjyshi i nipave dhe mbesave që po shkëlqejnë në sport në Europë si kampion apo në fushën e drejtësisë në Amerikë.

Artikulli paraprakVËSHTIRËSITË E ÇIFTIT AZILANT TË KTHYER NGA GJERMANIA
Artikulli tjetërSHKODËR, MBILLEN PEMË TEK SHTËPIA E FËMIJËS 6-15 VJEÇ