Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një konferencë të përbashkët për shtyp me komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn, deklaroi se Shqipëria ka bërë përparim në reformën në drejtësi.

Nga Brukseli, Gjonaj theksoi se vendimi i qershorit për çeljen e negociatave, do të jetë hap i madh për vendin tonë.

Do të përfitojmë edhe nga mbështetja e partnerëve tanë. Deri më sot vettingu në drejtësi ka kthyer besimin e qytetarëve, por ka ngritur edhe ngrehinën e gjyqësorit, duke larguar prokurorë e gjyqtarë të korruptuar.

Por çdo pengesë që hasim, na bën më të bindur që rruga që po ndjekim është ajo që duhet. BE për zbatimin e këtyre reformave, na jep kurajo për të vazhduar para për forcimin e të drejtës.

Qëllimi jonë është familja e përbashkët europiane. Procesi i sotëm është vetëm fillimi, në rrugën drejt BE. Në emër të qeverisë shqiptare, shpreh angazhimin për të vijuar me sukses rrugën drejt këtij procesi”, -tha Gjonaj.

Artikulli paraprakE MASHTRUAN ME FEJESË, 29-VJEÇARJA PËRFUNDON PROSTITUTË NË ITALI
Artikulli tjetërNIS “SCREENING”, HAHN: DETYRAT E SHTËPISË DUHET TË REALIZOHEN