Një ngjarje rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, Itali.I riu u qëllua në bark gjatë një gjuetie të derrave të egër.

Emri i tij ishte Nathan Labolani dhe ai ishte banor i Apricale, në provincën e Imperia, 19-vjeçari i cili u vra në një incident të gjuetisë të dielën në mëngjes ishte duke ecur me qenin e tij në një zonë pyjore

Të shtënat tip magnum 300 të ardhuara nga pushka tip Winchester qen fatale për të riun
Personi i akuzuar për ngjarjen është një gjuetar 29 vjeç i cili ngatërroi të riun me pren e vet.

Karabinierët, zjarrfikësit, stafi mjekësor 118 dhe Kryqi i Kaltër erdhën në vend.
Po ashtu edhe një helikopter u thërrit në vendin e ngjarjes por cdo gjë kishte marr fund, i riu vdiq në vend.

Vrasja e të riut ka sjell shqetsime në qytezën e vogël në veriperëndim të Italisë për masat që duhen marr gjatë zhvillimit të gjuetisë