Në dy muajt e fundit, nga kontrollet e vazhdueshme nga Inspektoriati I Peshkimit, Policia Kufitare dhe Organizata e Menaxhim – Peshkimit janë kapur në flagrancë pesë persona të cilët kanë ushtruar veprimtari të paligjshme. Menaxheri I OMP Arjan Çinari ka bërë të ditur se ky fenomen do të mbetet prezent pasi është e vështirë të frenohet 100%.

Çinari ka një thirrje për të gjithë personat të cilët konstatojnë raste të gjuetisë së paligjshme në liqenin e Shkodrës, për ta denoncuar atë në kohë në mënyrë që ndërhyrja nga institucionet përgjegjëse të jetë e menjëhershme.

Në liqenin e Shkodrës vijon të ushtrohet gjuetia e paligjshme sidomos gjate nates. Por nga te dhenat qe vijne nga vetë organizata, ndërhyrjet dhe penalizimit jane duke dhënë efikasitet të plotë duke ndaluar ne nje mase te gjere peshkimin e paligjshem.