PESHKATARËT I LARGOHEN MJETEVE PRIMITIVE QË DËMTOJNË PESHKUN.Peshkatarët e liçensuar që gjuajnë peshk në liqenin e Shkodrës thonë se gjuetia e paligjshme është reduktuar ndjeshëm. Ata thonë se mund të ketë ende persona që përdorin gjuetinë me gjenerator por sipas tyre janë raste sporadike.

Sidoqoftë peshkatarët shkodran tregojnë se në vitet para e para 90’ gjuetia ishte e organizuar, stil i cili tashmë ka ndryshuar duke mos ndikuar për mire.Ka nga ata peshkatarë që pranojnë se para pak vitesh kanë përdorur gjeneratorin për të zënë peshk por që tashmë janë liçensuar duke kuptuar se nuk është mënyra e duhur.Nëse gjuetia e paligjshme arrin që të eleminohet tërësisht atëherë liqeni i Shkodrës brenda pak viteve mund të nisë rehabilitimin e tij për të nisur shtimin e sasisë së peshkut dhe shumëfishimin e peshqve autokton që gjatë këtyre viteve janë shfarosur pa mëshirë.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/8waXdfY0AKU?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]