RREZIKSHMËRIA E SHEMBJES QË PARAQESIN KA SJELLË RRETHIMIN E ZONËS. Ndertesat e vjeteruara e te amortizuara ne rrugen e Gjuhadolit kane qene disa here objekt kronikash televizive per shkak te rrezikshmerise se shembjes qe ato paraqisnin.

Ne fakt vetem vitin e kaluar nje ndertese ne kete rruge ka pesuar 2 here shembje duke rrezikuar seriozisht jeten e kalimtareve.Por mesa duket tashme do merren masat e duhura per rikonstruksionin e ketyre ndertesave te cilat megjithese prone private kane qene teper te rrezikshme per kalimtaret. Mbremjen e se premtes nje ekip topografik nga Tirana ka vleresuar amortizimin e ndertesave ne kete zone e mesa duket nisur nga problematika e kesaj ndertese kane vendosur rrethimin e saj duke ndaluar kalimin prane kesaj ndertese. Nderhyrja behet ne kuader te porjekteve per zgjerimin e metejshem te kesaj pedonaleje. Ruga e Gjuhadolit eshte nje rruge pedonale dhe kryesore e qytetit te Shkodres cka ben qe levizja gjate oreve te dites dhe nates te jete e madhe e per rrjedhoje edhe mundesia e incidenteve te mundshme nga keto ndertesa te vjetra eshte me e madhe.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/QnbKZqgAZUk” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE