Pedonalja e gjuhadolit cdo dite e me teper po shkon drejt degradimit te saj total. Për çudinë e të gjithëve kjo lagje me godina karakteristike të Shkodres, që prej vitit 2013 kur përfundoi financimi prej 1 milionë eurosh i Delegacionit të Komisionit Europian, është lënë tërësisht në harresë.

Amortizimi i tejskajshëm i një pjesë të ndërtesave në këtë rrugë rrezikon çdo ditë kalimtaret. Nderkohe jo e pak shqetesuese paraqiten edhe stolat krejtesisht te kalbur, ku sic vete banoret tregojne nuk kane qene te paktat rastet qe ata jane thyer ne momentin e qendrimit te tyre. Amortizimi i tejskajshëm i një pjesë të ndërtesave në këtë rrugë jo vetem rrezikojn çdo ditë kalimtaret , por Braktisja e tyre eshte kthyer ne nje problem serioz per banoret e tjere per rreth, pasi brenda tyre jane grumbulluar prej kohesh mbeturina nga me te ndryshme, e madje keta ambjente po perdoren nga qytetaret edhe si banjo publike. Ne lidhje me kete, banoret shprehen te shqetesuar , pasi e gjitha kjo mund te behet edhe rrezik per perhapje te ndonje epidemie, ndaj i bejne thirrje institucioneve perkatese te nderhyjen per ti dhene zgjidhje ketij problem.

Artikulli paraprak50 FAMILJE NË ISH-KONVIKTIN E DJEMËVE BASHKËJETOJNË ME UJËRAT E ZEZA
Artikulli tjetërDRANGU: NUK RESPEKTOHET LIGJI PËR SHPËRNDARJEN E KËSTEVE