Gjykata e Pukës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për dy inspektorët Dodë Prekën dhe Pajtim Bushin, pas arratisjes nga dhomat e shoqërimit të 20 vjecarit Emirjon Nika.

Dy punonjësit e policisë u arrestuan pas arratisjes spektakolare nga komisariati i policisë së Pukës, të shtetasi Ermirjon Nikja. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm arrestoi tre ditë më parë Inspektor Pajtim Bushi dhe Inspektor Dode Preka, me detyrë trupë shërbimi pranë komisariatit të Pukës.

Arrestimi i dy punonjësve u bë pasi nga ana e tyre nuk janë zbatuar detyrat funksionale të përcaktuara për sigurimin e personave të shoqëruar dhe ambienteve ku ata qëndrojnë. Të arrestuarit akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Artikulli paraprakVRASJA E EFEKTIVIT, SHTYHET SEANCA GJYQËSORE
Artikulli tjetërPROVAT GJENERALE TË SHFAQJES “TARTUFI”