Tre ditë pas ngjarjes ku u përplasën për vdekje dy kushërinj, gjykata ka vendosur sot masën e arrestit burg pa afat për të riun Amarildo Çalamani që shkaktoi aksidentin tragjik. Report Tv sjell pamjet e momentit kur Çalamani ka dalë para trupit gjykues kokulur, i tronditur dhe i penduar për ngjarjen.

Autori është pyetur nga gazetarët para fillimit të seancës nëse kishte ndonjë gjë për të thënë, por Çalamani uli kokën duke vendosur dorën mbi ballë. Me kërkesë të prokurores Elida Hoxha, gjyqtarja Arta Duka vendosi masën arrest me burg.

Nga aksidenti i ndodhur në mbrëmjen e datës 26 gusht humbën jetën Amarildo Dogani dhe Festim Dogani 21 dhe 29 vjeç, ndërsa u plagos kushëriri i tyre Martin Dogani, i cili raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Ai tregoi për Report Tv para dy ditësh se makina me të cilën i përplasi Amarildo Çalamani ka qenë me shpejtësi deri në 120 km në orë dhe ka frenuar para se ti përplasë. Ai tregoi se kishin pirë kafe pak para aksidentit, e të gjithë si kushërinj kishin dalë në trotuar për të biseduar. “Përplasja na i ndali të qeshurat”, -tregon ai, që shtoi se Amarildo Çalamanin e kishte pasur shok shkolle.

Burime për Report Tv pohuan pas ngjarjes se drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin Amarildo Çalamani është problematik në drejtim të zbatimit të rregullave te qarkullimit rrugor. Nga verifikimi ne sistemin e-gjoba rezultoi se ai është drejtues mjeti problematik, pasi është ndëshkuar me disa masa administrative

Në Shqipëri janë shënuar mjaft aksidente kohët e fundit, ndërsa në 7 mujorin e parë të vitit sipas INSTAT janë regjistruar mbi 120 viktima dhe shumë të plagosur.

Artikulli paraprakVDES NJË RUMUN TEK UJI I FTOHTË, POLICIA NË VENDNGJARJE
Artikulli tjetërU HELMUA ME FOSTOKSINË, 50 – VJEÇARI VDES NË HELIKOPTER