Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykatës së Tiranës që dënoi Partinë Demokratike për shpifje ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në një deklaratë për mediat, Veliaj u shpreh se paratë e fituara nga dëmshpërblimi do t’i dorëzojë në formën e kontributit për një shkollë në Kodër Kamëz.

Kreu i qeverisë thekson gjithashtu se edhe ai ka gati 12 paditë e para antishpifje, të cilat do t’ia përcjellë Gjykatës. Kryeministri ironizon opozitën duke theksuar se: “Kjo opozitë si Liza në botën e çudirave do lerë dhe çizmet gjyqeve”.

Reagimi i Ramës:
Inaugurohet Fondi i Edukimit nga një shpifje e PD për Erion Veliajn. Kontributi i parë për një bibliotekë shkolle në Kodër-Kamëz.

Gati 12 paditë e para Antishpifje nga ana ime. Në përpunim nja dy duzina të tjera. Kjo opozitë si Liza në botën e çudirave do lerë dhe çizmet gjyqeve.