Gjykata e apelit ne Shkoder jep vendimit per ish deputetin Bardh Spahia.

Gjykata vendosi detyrim paraqitje dhe ndalim i paligjshem per ish deputetin duke e liruar plotesisht. Me perpara ai kishte masen e sigurise “arrest shtepie” dhene nga shkalla e pare ne Shkoder.

Ish deputeti Spahia eshte i dyshuar per tri vepra penale “kundershtim i punonjesve te policise”, “shkaterrim i prones me zjarr” dhe “mosbindje ndaj punonjesve te policise”.

Pala mbrojtese perfaqesuar nga avokatet Ivi Kaso dhe Ledi Nurja hodhen poshte akuzat e prokurorise ndersa prokurori i apelit Brahim Dragjoshi e cilesoi te drejte vendimin e shkalles se pare dhe kerkoi te lihet ne fuqi masa arrest shtepie por gjykata vendosi ta liroje.

Avokati Ivi Kaso: U vertetua që ndalimi i Bardh Spahise ka qenë i paligjshem dhe ka qenë një ndalim thjesht politik nga policia politike. Të gjithë ata që janë përgjegjës të këtyre ndalimeve të paligjshme do të japin llogari.

Ndalimi i Bardh Spahise është bërë për ta penguar që të jete aktiv gjate votimeve absurde të 30 qershorit në të cilat PD nuk mori pjese.Në dosje s’kishte asnjë provë që të ishte shkatërruar prona me zjarr” ka theksuar avokati Kaso.

Artikulli paraprakDEBATET PËR SINJALISTIKËN DETARE, SKAFET DHE MOTORËT E UJIT MBETEN NË BREG
Artikulli tjetërU PËRPLASËN ME ARMË GJATË TRANSPORTIT TË DROGËS ME MUSHKA, 41-VJEÇARI KAPET PAS 4 VITESH KËRKIM