Vrau 15-vjeçarin, Apeli lë në fuqi 5 vite burg për ish-shefin e Anti-terrorit Gjykata e Apelit në Shkodër ka pranuar kërkesën e prokurorisë për të lënë në fuqi dënimin me 5 vite burg për ish-shefin e Anti-terrorit në Drejtorinë e Policisë Lezhë, që akuzohet për vrasje nga pakujdesia.

Skënder Seferi apeloi vendimin e Shkallës së Parë, por Apeli ka lënë në fuqi masën e dënimit me 5 vite burg. Skender Seferi akuzohet për vrasjen nga pakujdesia të 15-vjeçarit Armando Skandaj në një postbllok policor. Ngjarja në vitin 2010 Ngjarje e rëndë ka ndodhur në vitin 2010 në kohën kur viktima ishte 15 vjeç dhe ndodhej në automjetin e të vëllait, gjatë një operacioni përmes të cilit policia tentoi t’a kapte, por që u vetëdorëzua. Djali në atë kohë u gjend në pjesën e pasme të makinës dhe humbi jetën aty. Ngjarja ka ndodhur me 17 korrik të 2010-ës në “Urën e Cenit” në Lezhë, ndërsa Ardit Skanda ka udhëtuar me vëllain e pajetë në mjet mbi 6 kilometra për t`i shpëtuar policisë. Në momentin që e kuptoi se vëllai më i vogël kishte humbur jetën, ai ka lënë makinën në rrugë bashkë me trupin e pajetë të vëllait në fshatin Balldre dhe pasi ka kaluar lumin është dorëzuar. Ardit Skandaj pati dëshmuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në lidhje me ngjarjen fatale ku humbi jetën vëllai i tij vetëm 15 vjeç, por prokuroria i mbylli hetimet për vrasjen e të miturit.

Artikulli paraprakISH PRESIDENTI IZRAELIT PERES,NE SPITAL PAS NJE IKTIUSI
Artikulli tjetërHUMBJA NE DIBER ,KERKOHET LARGIMI I BASHES