Biznesmeni Arben Frroku i dënuar me burg përjetë për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj nuk do të ekstradohet në Shqipëri.

Ka qenë ky vendimi i Gjykatës së Apelit të të Drejtave të Njeriut në Hagë, aty ku Frroku kishte ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë Holandeze.

Refuzimi i ekstradimit të Frrokut konfirmohet nga avokati i tij Tonin Prendi.

Sipas vendimit të refuzimit shkak për mos ekstradimin e Arben Frrokut është bërë përfshirja e politikës në procesin ndaj tij si dhe rrezikimi i jetës në Shqipëri, pasi ai është i dënuar përjetë për një krim që pretendon që nuk e ka kryer.

Për akuzën e vrasjen së Dritan Lamaj Arben Frroku fillimisht mori pafajësi nga Gjykata e Shkallës së Parë për krimet e rënda. Pas këtij vendimi ai u largua nga Shqipëria nëpërmjet Malit të Zi.

Më tej prokuroria ankimoi vendimin dhe Apeli i Krimeve të Rënda e dënoi Arben Frrokut me burgim të përjetshëm duke e ribërë sërish njeriun më të kërkuar për vrasjen e kryepolicit.

Prej atij momenti Arben Frroku qëndroi jashtë vendit deri sa u arrestua në Holandë me dokumente false greke.

Rekursi i tij në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese nuk u pranua duke lënë në fuqi dënimin me burg përjetë.

Aktualisht këtë dënim Arben Frroku e ka ankimuar në Gjykatën e Strasburgut ku mbetet në pritje të shqyrtimit të këtij ankimi.
Deri në një vendim për themelin e çështjes nga Strasburgu Arben Frroku do të qëndrojë në Holandë ku pas pak javësh pritet të rikthehet në liri.

Arben Frroku u vu nën akuzë si personi i dyshuar për vrasjen e Dirtan Lamaj në shkurt të vitit 2013. Ai u arrestua në Greqi dhe më pas u ekstradua në Shqipëri.

Kërkesa për ekstradim ishte e dyta ndaj Frrokut ku më parë u miratua ajo drejtuar Greqisë ndërsa kërkesa drejtuar Holandës nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, u refuzua.

Arben Frroku u bë i njohur edhe për foton me ish-zyrtarët e policisë njohur si tavolina “çiftelia” ku në të bënin pjesë asokohe ish drejtuesit e lartë të policisë së shtetit ndërsa pak javë më vonë Frroku do të prangosej për akuzën e rënda të vrasjes së një polici.

PUBLICITET