U arrestua në muajin shkurt të këtij viti si pjesë e grupit kriminal që trafikonte drogë, por pasi gjykata e nxorri nga qelia në “arrest shtëpie” Alban Gjegji është arratisur.

Alban Gjegji u dënua me me 7 vite në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Janë këto pamjet ku Gjegji arrestohet më 23 shkurt në një Kullë në zonën e Laçit, e cila ishte banesa e prindërve të tij ndërsa operacioni i asokohe u kodua nga policia “Kulla”.

Por pas këtj arrestimi të bujshëm për policinë, Gjykata e la në “arrest shtëpie”. Pas vendimit të disa ditëve më parë të gjykaës, Policia ka shkuar në banesën e Gjegjit për të zbatuar vendimin, por ai ishte arratisur, duke detyruar policinë ta fusë sërish në listën e të shumëkërkuarve.

Gjegji është një nga 22 të kërkuarit në listën e qarkut Dibër publikuar këtë të dielë nga policia e Shtetit, ndërsa mes të kërkuarve rezulton edhe një grua e dënuar për vrasje po ashtu e arratisur nga burgu në vitin e trazirave 1997.

Rasti i Lumije Hoxhës dënuar me 25 vite dhe e larguar nga burgu nuk është i vetmi pa foto pasi në 22 të kërkuar për qarkun e Dibrës janë edhe 11 të tjertë.

Vetëm 10 prej të kërkuarve rezultojnë të kenë fotografi identifikuese ndërsa më shumë se gjysma nuk kanë një të tillë.

Në listën e të kërkuarve për Dibrën rezulton dhe ish-biznesmeni i kromit, Vehap Shehu i dënuar nga drejtësia me 6 vite burg për akuzën e vrasjes.

PUBLICITET