Gjykata e Shkodrës la arrest me burg Safet Bajrin për vepra penale në Belgjikë. Më herët, FNSH-ja dhe forcat e Policisë, blinduan territorin kur Safet Bajri, i arrestuari i klanit Bajri, u fut në gjykatë për të marrë masën e sigurisë.

Ai u arrestua bashke me 10 persona të tjerë, por Gjykata e Krimeve të Renda vendosi masën e sigurisë për ta. Kurse për Safet Bajrin vendosi Gjykata e Shkodrës, pasi sipas një procedure dosja per krimet e Belgjikës, ka shkuar në këtë gjykatë.

Avokati i klientit nuk pranoi të flasë për mediat, por as nga gjykata dhe prokuroria nuk u dha asnjë informacion rreth dosjes së Belgjikës. Vetë Bajri nuk foli në gjykatë kur iu komunikua masa e arrestit.

Më herët në 22 shkurt 2014, ai ishte dënuar nga Gjykata Penale e Brukselit me një burgim prej 9 vjetësh si kreu i një grupi që merret me importin dhe trafik droge.

Artikulli paraprakGJYKATA E APELIT SHKODER NUK PRANON KERKESEN PER NDALIMIN E NDERTIMIT TE HEC-VE NE VALBONE
Artikulli tjetërFSHF PEZULLON TRAJNERIN E KOMBËTARES SË FEMRAVE, ARMIR GRIMA