Gjykata e Tiranës ka vendusr sot që Ervis Martinaj të qëndrojë edhe 30 ditë të tjera në qelitë e paraburgimit.

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Artan Gjermeni mori këtë masë sigurie pas kërkesës së Prokurorisë.

E njëjta masë sigurie është vendosur edhe më herët ndaj Martinajt, i akuzuar për përfshirjen në përplasjen me armë në një lokal në zonën e Bllokut në Tiranë mbrëmjen e 4 tetorit.