Gjykata holandeze rrëzon për mungesë provash akuzat ndaj shqiptarit Herald R. Shqiptari akuzohej për vrasjen e dy vëllezërve Tola.

Gjykata Holandeze ka hedhur poshtë akuzën për vrasje të dyfishtë ndaj shtetasit shqiptar të identifikuar si Herald R. Ky vendim ndaj 27-vjeçarit është marrë për mungesë provash. Fillimisht ai akuzohej si autori i vrasjes së Florenc dhe Glevis Tolës nga Elbasani. Dy vëllezërit humbën jetën nga plagët e marra gjatë një shkëmbimi zjarri në Roterdam, me 15 Janar të vitit 2015. Shqiptari Herald R ishte përfshirë në përleshjen me armë pasi kishte udhëtuar nga Amsterdami për në Roterdam për të blerë drogë nga vëllezërit Tola. Por 27-vjeçari nuk i ka shpëtuar burgut pasi është dënuar me 5 vite heqje lirie nën akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të drogës.

Artikulli paraprakARRESTOHET BOSI I “NDRANGHETA”-S,SAPO U RIKTHYE NGA SHQIPERIA
Artikulli tjetërPERMBYTJA NE KURBIN,BANORET PREJ 10 DITESH TE RRETHUAR NGA UJI