Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri përmes një video të publikuar ka treguar për të gjithë qytetarët shqiptarë se si do të funksionojë gjykata kushtetuese. Në video thuhet se gjykata kushtetuese nëse është e nevojshme mund të vendosë edhe kundër krerëve më të lartë siç janë, Presidenti, Kryeministri apo institucionet e tjera ndërsa tregohet edhe ndryshime që do bëhet nga sistemi i vjetër që ishte deri më tani. Ja se çfarë shkruhet në videon e ambasadës amerikane në Shqipëri:

“Gjykata Kushtetuese është Gjykata më e lartë në Shqipëri e cila vendos së çfarë do të thotë Kushtetuta. Ajo vendos nëse një ligj përputhet me Kushtetutën apo nëse e shkel atë. Ajo mund të vendosë edhe kundër Presidentit, Kryeministrit si dhe agjencive qeveritare. Po ashtu garanton që autoritetet të respektojnë të drejtat Kushtetuese. Por cili ishte problemi me këtë gjykatë në sistemin e vjetër?

Në të kaluarën Kuvendi dhe Presidenti duhet të binin dakord, për një kandidat që ky të bëhej gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese. Por kjo shpesh nuk binte dakord dhe shkaktonte një pritje të gjatë ndërsa kur binin dakord gjyqtari ishte si pasojë e një kompromisi mes politikanëve por nuk ishin të përqëndruar tek kualifikimi i personit. Detyra e një gjyqtari kërkon persona të kualifikuar, jo kompromise politike.

Gjykata Kushtetuese ka 9 vende, pasi gjyqtarët iu nënshtruan vlerësimit, vetëm 1 prej tyre kaloi. Pas reformës në drejtësisë, Kushtetuta përcakton standardet për të qenë gjyqtar i kësaj Gjykate. Këto standarde vihen në zbatim nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i cili është grup Gjyqtarësh dhe Prokurorësh me provojë të cilët kontrollojnë kualifikimet e Kandidatit. Ky Këshill rendit tri kandidatë kryesorë për çdo vend në Gjykatë bazuar në kualifikimet e tyre.

Me sistemin e ri nuk duhet ujdi nga Presidenti dhe Kuvendi. Tani kjo kalon me rotacion mes Kuvendit Presidentit dhe Gjykatës së Lartë. Por këta mund të zgjedhin vetëm nga lista me tre gjyqtarë. politikanët nuk mund të emërojnë kë të duan ata. Nëse Presidenti, Parlamenti apo Gjykata e Lartë nuk arrijnë të zgjedhin dikë, atëherë zgjidhet automatikisht kandidati i renditur më lart nga lista e Këshillit të emërimeve në Drejtësi.

Ky sistem i ri siguron që gjyqtarët e zgjedhur të jenë të kualifikuar ndihmon për të parandaluar boshllëqet për kohë të gjatë si dhe nuk lejon një person që të ketë më tepër pushtet në procesin e përzgjedhjes. Së shpejti KED do të dërgojë listën presidenti që ka radhën i pari. DHe kështu mund të fillojë të ndërtojë Gjykatën Kushtetuese.”

Artikulli paraprakSTAR TREND – 13.08.2019
Artikulli tjetërAKUZAT E PD, REAGON VALDRIN PJETRI