TOGAT E ZEZA KANË DHËNË VLERËSIMIN E LIGJSHËM TË MASËS SË SIGURISË.Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg kryetarin e komunës Gruemirë, Lirim Nehanaj si dhe dy zyrtarë të tjerë.

Kjo gjykatë ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për kryetarin e komunës, Lirim Nehanaj, ish-kryeregjistruesin e ZVRPP Asim Burgaj si dhe inspektorin në Drejtorinë e Administrimit të Tokave në Shkodër, Rruzhdi Handraj.Ndërkohë  gjykata ka ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi” për shtetasin Fatmir Tepelia,  përgjegjës në Drejtorinë e Administrimit të Tokave në Shkodër  pasi prej dy ditësh ndodhet i shtruar në spital.Nga hetimi i Prokurorisë së Shkodrës nisur në fund të vitit 2013, rezulton se këta shtetas, në kundërshtim me detyrat e tyre funksionale, kanë hartuar, miratuar dhe regjistruar prona të ndryshme në komunën Gruemirë në emër të personave që nuk u takonte tokë në bazë të ligjit 7501, duke krijuar mundësi reale për mbivendosje pronash, të cilat kanë sjellë konflikte ndërmjet banorëve.