Lot gëzimi pas seancës për masën e sigurisë në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër për lirimin e mjekëve dhe infermierëve.

Gjykata e shkallës së parë ka liruar mjekët dhe infermierët e spitalit rajonal të Shkodrës bashkë me pjesën e administratës që ishin në arrest shtëpie.

Kështu gjykata ka vendosur që të heq fare masën e sigurisë për mjekun Luan Dragusha duke e lënë totalisht të lirë. Ish drejtori Përparim Çela është liruar me garanci pasurore prej 5 milion lekësh të vjetër.

Infermieri Renato Kepi është lënë me masën lehtësuese “detyrim paraqitje”. Nga ana tjetër farmacistja Karmen Kaçulini u la e lirë me garancinë pasurore prej 3 milion lekësh të vjetër,

Amanda Matlija dhe Juliana Zhuri u lanë të lira me garancinë pasurore prej 2 milion lekësh të vjetër ndërsa për Albana Mehmetaj u revokua masa e sigurisë duke qenë totalisht e lirë.

Në sallën e gjyqit prokuroria ka kërkuar masë shtërnguese ndaj këtyre 7 shtetasve por pala mbrojtëse ka kundërshtuar duke thënë se mjekët dhe infermierët nuk kanë asnjë lidhje me atë çfarë akuzoheshin,

blerjen e stendave për operacione dhe abuzimin me to duke thënë se kjo e drejtë është vetëm e ministrisë së shëndetësisë dhe se ato stenda të blera janë përdorur në operacione sepse në dy vite janë bërë 519 ndërhyrje dhe për një operacion mjeku duhet të ketë të gatshme 160 stenda.

Në sallën e gjyqit vetë mjekët dhe ish drejtori Çela janë shprehur se ministria ka parashikuar një numër të lartë operacionesh ndaj edhe është bërë propozimi për blerjen e stendave 400 në 2016-ën dhe 700 në 2017-ën.

Bashkëshortja e ish drejtori Çela, Marjeta Karanxha bëri një reagim duke thënë se e gjitha kjo është e stisur dhe gatuar nga mendje të liga që kërkojnë të hedhin helmin e tyre.

Ndërsa mjekët dhe infermierët ndodheshin të arrestuar me dhjetra pacient që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe nuk janë mjekuar në spital kanë rrezikuar jetën e tyre.

Në këtë çështje për të cilën prokuroria bëri bujë të madhe në një kohë që sipas gjykatës mjekët dhe infermierët s’kanë lidhje me blerjet,

vazhdon masa e sigurisë për mjeken Dhurata Uruçi dhe mjekun Edi Smajlaj të cilët janë ende në kërkim ndërsa 7 të tjerët u liruan të gjithë.