Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë duke liruar nga burgu Pandeli Tolen,

i cili akuzohet për pjesëmarrje në tubimin e paligjshëm në protestën e demokratëve në fundjavën e kaluar kundër kryeministrit Rama që ishte në këtë qark.

Avokati ka kërkuar lirimin nga qelia dhe akuzat e ngritura nga prokurori Erind Reovica, ndërsa gjyqtari Piro Sota ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Kryetari degës së PD-së në Fier, Luan Baçi denoncoi dhe akuzoi dje policinë se e arrestoi Tolen për ti bërë presion që të pranojë mandatin e deputetit, pasi është pjesë e listës së PD-së.

Piro Sota është i njëjti gjyqtar që liroi nga burgu pak ditë më parë edhe punonjësin e bashkisë së Mallakastrës Pëllumb Isufaj 56-vjeç, që u akuzua për goditjen e efektivit të FNSH-së.