EFEKTIVI GJERGJ DODANI QËLLOI NË DREJTIM TË ALFRED HILËS. Gjykata e Shkodrës ka rrëzuar te henen kërkesën e Prokurorisë për pezullimin e policit, i cili akuzohet se ka qëlluar me armë ndaj Alfred Hilës. Sipas gjykatës, nuk ka fakte që mbështesin kërkesën e Prokurorisë. Polici i pezulluar akuzohet se ka qëlluar me armë ndaj vëllait të kandidatit të djathtë për bashkinë e Vaut të Dejës, Zef Hila.

Ndërsa ky i fundit i ka cilësuar këto ngjarje si politike, ka reaguar ministria e Punëve të Brendshme, e cila në një njoftim për mediat, më 23 maj ka bërë me dije se punonjësi i policisë është shoqëruar në komisariat dhe i është nënshtruar hetimit ku është përfshirë menjëherë edhe Prokuroria.Përplasja mes Dodanit dhe Fredi Hilës u regjistrua pasdrekën e së premtes. Hila denoncoi se inspektori ka qëlluar me armë ndaj tij.Por pas hetimeve paraprake, policia bëri me dije se në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja.Ne lidhje me incidentin përveç selisë blu që dënoi ngjarjen dhe kërkoi zbardhjen e saj nga organet e drejtësisë, reagoi edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

PUBLICITET