Gjykata Speciale nis punë në fillim të vitit 2017

Sekretarja e Përgjithshme e Gjykatës Speciale, Fidelma Donlon, ka thënë se ky institucion që do të ndjekë krimet e supozuara të disa pjesëtarëve të UÇK-së, do të fillojë punën zyrtarisht në fillim të vitit të ardhshëm. Prokurori kryesor i Gjykatës Speciale, David Schwendiman ka thënë se nuk dihet se sa aktakuza do të ketë ndaj pjesëtarëve të ish-UÇK-së të cilët po hetohen nga Dhomat e Specializuara, raporton Klan Kosova. “Unë jam i obliguar që të mbroj dëshmitarët që ata të jenë të sigurt”, ka thënë prokurori amerikan, në konferencën e parë të Gjykatës Speciale, e cila do ta ketë selinë në Hagë të Holandës.