Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për katër të arrestuar për dhunën e ushtruar nga gjyqtarit të ndeshjes Kamza-Laçi, Eldorian Hamiti.

Gjykata vendosi masën ‘arrest shtëpie’ për presidentin e klubit, Naim Qarri
Ndërsa për drejtorin sportiv të klubit Andi Matraxhiu, shefin e klubit Albert Bana dhe tifozin Erald Gjashi dha masën ‘Detyrim paraqitje’.

Komisioni i Disiplinës së FSHF dha sot (6 mars) vendimin për përjashtimin e Kamzës nga kampionati
Vendimi erdhi pas dhunës së ushtruar ndaj gjyqtarit të ndeshjes Kamza-Laçi, Eldorian Hamiti.

Incidenti ndodhi në fund të takimit Kamza-Laçi, ku tifozët vendas dhe përfaqësuesit e klubit hynë në fushë dhe sulmuan gjyqtarin.

Artikulli paraprakBASHA PËRJASHTON DIALOGUN ME RAMËN, HERMETIK PËR TAKIMIN ME ZV/AMBASADOREN AMERIKANE
Artikulli tjetërJEP DORËHEQJEN PETRIT FUSHA: PROKURORIA NUK ËSHTË MË VENDI KU UNË MUND TË SHËRBEJ