SHEFI I HIGJENËS I PËRGJIGJET AKUZAVE TË INSPEKTORIT TË AKU-së HILMI ERKOÇI. Tregu i Rusit duket se do të vijojë për një kohë të gjatë në atë situatë aspak të mirë deri sa institucionet vendore në Shkodër të gjejnë gjuhën e bashkëpunimit.

Shefi i higjenës në drejtorinë e shëndetit publik Burim Gjyli lidhur me deklaratën e dy ditëve më parë të inspektorit të AKU-së Hilmi Erkoçi se përgjegjësinë kryesore e ka sektori i higjenës thotë se duhet një aksion serioz në tregun e rusit dhe jo duke kaluar topin sa nga njëra anë në tjetrën.Gjyli thotë se sektori që ai drejton ka vetëm higjenën dhe asnjë pjesë tjetër duke hedhur poshtë pretendimet e AKU-së. Me 16 tetor të këtij viti shefi i higjenës në drejtorinë e shëndetit public deklaronte se peshën kryesore të përgjegjësisë e ka AKU për tregun e rusit, deklaratë së cilës Gjyli i qëndron sërish.

Tregtimi i fruta-perimeve dhe zarzavate në tregun e Rusit bëhet jashtë të gjitha kushteve. Pavarësisht kësaj asnjë prej institucioneve nuk bëhet iniciator për ta ndryshuar situatën atje.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/qy3lPwJPnjE” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakATHINA PËRFSHIHET NGA DHUNA
Artikulli tjetërTESTI NË MËSUESI, 14 VENDE NGA 458 APLIKUES