Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik në Shkodër është përballur ditët e fundit me një sërë shqetësimesh nga qytetarët lidhur me sigurinë sa i përket ujit të pijshëm.

Qytetarët kanë pyetur nëse uji është i ndotur dhe se a duhet konsumuar apo jo. Shefi i higjenës tek shëndeti publik Burim Gjyli sqaron qytetarët se uji është brenda të gjitha parametrave.

Edhe nga matjet e bëra në 22 pika të ndryshme në qytet nuk ka asnjë lloj problemi thotë Gjyli me cilësinë e ujit të pijshëm.

Para pak ditësh Shkodra qëndroi pa ujë të pijshëm për shkak të disa ndërhyrjeve për përmirësimin e furnizimit nga ujësjellësi.

Kjo solli një lloj frike tek një pjesë e qytetarëve lidhur me mundësinë e ndotjes së ujit gjë e cila u sqarua nga shëndeti publik.