SHEFI I HIGJENËS TEK SHËNDETI PUBLIK FLET PËR TREGUN E RUSIT DHE ZDRALES. “Tregjet e fruta-perimeve të Rusit dhe Zdrales na vrasin të gjithëve”.

Kështu shprehet Burim Gjyli, shefi i higjenës në drejtorinë e shëndetit publik. Sipas Gjylit përgjegjëse për ushqimet e pakontrolluara është autoriteti kombëtar i ushqimit dhe jo Bashkia Shkodër siç pretendojnë inspektorët e AKU-së.Shefi i higjenës pranë shendetit publik thotë se duhen marrë masa ose këto tregje të mbyllen.Në “Star Plus” inspektorët e AKU-së një ditë më parë u shprehën se kontrollet I takojnë Bashkisë gjë e cila hidhet poshtë nga drejtoria e shëndetit public që pretendon se përgjegjësinë e ka vetë AKU.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/14RCheWtwpQ?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]