18 vjeçari, Daniel Dobraj, i cili dyshohet se është autori që hodhi kapsolle ndaj polices, Ina Nuku, doli sot para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.
Seanca nisi në orën 15:00.

Në sallë kanë qenë të pranishëm shumë deputetë të LSI-së dhe PD-së dhe shumë familjarë e gazetarë, kjo nxiti prokurorin që të kërkojë që seanca të mbahej me dyer të mbyllura.

Dobra është shfaqur me dy gishta të fashuar. Ai ka pretenduar se është dhunuar nga efektivët e policisë në ambientet e komisariatit. Një pretendim i tillë mbrohet dhe nga avokati i tij.

Prokuroria pritet të kërkojë arrest me burg ndërkohë avokati pritet të kërkojë masë sigurie më të butë për shkak se 18 vjeçari vijon shkollën.

Paraditen e së shtunës ai është marrë në pyetje nga prokurorët e çështjes gjatë së cilës ka mohuar akuzën që të ketë qenë ai.
Gjatë marrjes në pyetje ai ka deklaruar se është e vërtetë që ka hedhur 3 kapsolla, por se i ka hedhur në drejtim të kangjëllave dhe jo në drejtim të policisë.”Po është e vërtetë që kam hedhur tre kapsolla në protestë, por jo në drejtim të policisë por në drejtim të kangjellave”.

Policia ndërkohë ka bërë me dije se hedhja e kapsollës nga i riu në drejtim të polices është e dokumentuar me pamje filmike.Nëse akuza vërtetohet ai rrezikon 3.5 vite burg.

Aktualisht Ina Nuka po merr mjekim të specializuar në një spital në Stamboll. Efektivja e policisë mbeti e plagosur gjatë protestës që u zhvillua përpara parlamentit.

Policja ka humbur dy gishta, një gisht i tretë është prerë deri tek mollëza ndërsa një gisht tjetër ka pak dëmtime.

Një ditë më parë, Gjykata e Tiranës dha masat e sigurisë për 11 të arrestuarit e protestës para parlamentit. Ndryshe nga sa kërkoi prokuroria, gjyqtari Besnik Hoxha, vendosi “arrest me burg” vetëm për një nga të arrestuarit, Dorjan Broduarin.

Ndërsa për 10 banorët e tjerë të Astirit u vendos detyrim për tu paraqitur tre herë në muaj në Prokurorinë e Tiranës.

Gjykata ka vendosur të lërë në “arrest në burg” 18-vjeçarin Daniel Drobaj, i akuzuar për plagosjen me kapsolla të efektives së Policisë, Ina Nuku.

Artikulli paraprakOKB:137 GRA VRITEN ÇDO DITË NË BOTË
Artikulli tjetërVRITET DHE HIDHET NË KANAL SHQIPTARI NË KORFUZ